Flokëkuqja më e zjarrtë e Hollywoodit i jep fund martesës

Flokëkuqja më e zjarrtë e Hollywoodit i jep fund martesës

Showbiz October 19, 2019 - 12:27
Lajmet e fundit nga showbizi

Christina Hendricks dhe aktori Geoffrey Arend i kanë dhënë fund martesës pas dhjetë vjetëve. “Para 12 vjetëve jemi dashuruar dhe jemi bërë partnerë. Sot po vazhdojmë rrugëtimin tonë, por në shtigje të ndryshme, transmeton "Zëri.info".

Gjithmonë do të jemi mirënjohës për dashurinë që e kemi ndarë dhe do të punojmë bashkë në përkujdesjen ndaj dy qenve tanë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ata kanë shtuar se duan të marrin kohë për veten e tyre dhe kanë falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe për durimin. Christina, e cila konsiderohet si flokëkuqja më e zjarrtë në botë, dhe Arend janë martuar në Nju-Jork në vitin 2009. Ata ishin njoftuar në vitin 2007 nga miku i tyre Vincent Kartheiser dhe menjëherë ishin dashuruar e kishin filluar lidhjen./ZËRI

Image

Image