Dhurata një milon dollarëshe e Kanye West për Kim Kardashian në ditëlindjen e saj

Dhurata një milon dollarëshe e Kanye West për Kim Kardashian në ditëlindjen e saj

Showbiz October 22, 2019 - 16:23
Lajmet e fundit nga showbizi

Kanye West dhuroi një milion dollarë për disa prej organizatave bamirëse të preferuara të Kim Kardashian për ditëlindjen e saj, shkruan JustJared, përcjellë GazetaBlic.

Të përfshira në tweet ishte një shenjë që tregonte se ishte bërë një donacion në emër të saj për organizatat e reformës në drejtësinë penale Cut 50, Projekti Buried Alive, Iniciativa për Drejtësi të Barabartë dhe Koalicioni Anti-Recidivizëm.

“Mora dhurata të mahnitshme nga e gjithë familja ime, dhe Kanye, çantat më të mrekullueshme. Por ai gjithashtu dhuroi 1 milion dollarë për bamirësit e mi të preferuar që punojnë kaq shumë në reformën e burgut në emrin tim, nga ai dhe fëmijët. Kjo e bën zemrën time kaq të lumtur!”, ka shkruar Kim Kardashian në Twitter./GazetaBlic

Dhurimi u bë nga Kanye dhe fëmijët e tyre, North, Saint, Chicago, dhe Psalmi.

Kim shënoi 39 vjetorin pikërisht me datë 21 tetor.