Këngëtarja shqiptare akuzon rrjetet sociale për urrejtje dhe ankth

Këngëtarja shqiptare akuzon rrjetet sociale për urrejtje dhe ankth

Showbiz nëntor 07, 2019 - 08:33
Lajmet e fundit nga showbizi

/ Duke folur në emisionin televiziv “BBC Breakfast” ajo u kërkoi përdoruesve të rrjeteve sociale të jenë më të mirë ndaj njëri-tjetrit në internet, për të mirën e tyre, transmeton "Zëri.info".

Ylli i muzikës pop, shqiptarja e famshme Dua Lipa, ka deklaruar se rrjetet sociale janë një terren kultivimi të urrejtjes dhe të ankthit. Duke folur në emisionin televiziv “BBC Breakfast” ajo u kërkoi përdoruesve të rrjeteve sociale të jenë më të mirë ndaj njëri-tjetrit në internet, për të mirën e tyre. “Disa ditë nuk i lexoj komentet.

Disa ditë ndoshta ndihem më e prekur, zhytem dhe pothuajse kërkoj gjëra që nuk dua t’i shoh”, është shprehur 24-vjeçarja. “Rrjetet sociale mund të jenë një mjet kaq i mahnitshëm dhe mund të jenë aq argëtues për t’i ndarë gjërat, por në të njëjtën kohë është pothuajse një nxitës për urrejtje dhe ankth. Njerëzit ndihen sikur mund të thonë gjëra, sepse fshihen pas një ekrani kompjuteri dhe për mua është e rëndësishme përdorimi i rrjeteve sociale, për sa kohë që më bën të ndihem mirë dhe e dyta nuk më pëlqen të marrë kohë larg saj”, shtoi Dua.

Muajin e kaluar Dua gjithashtu bëri thirrje për kujdes më të mirë të shëndetit mendor në industritë e argëtimit. Gjithashtu edhe yje të tjerë botërorë si Selena Gomez kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me sjelljet në rrjetet sociale, duke kërkuar që të ketë më shumë kujdes në përdorimin e tyre./ZËRI