Loredana reagon për herë të parë pas këngës së Mozzikut

Loredana reagon për herë të parë pas këngës së Mozzikut

Showbiz November 10, 2019 - 14:54
Detajet

Çifti më i komentuar i showbizit shqiptar Mozzik dhe Loredana Zefi, pas ndarjes së bujshme, kanë nisur thumbimet e shumta në rrjete sociale.

Teksa Loredana publikon fotografi me ‘kunja’ në InstaStory, reperi publikoi një këngë, e cila sipas fansave i dedikohet Loredanës, transmeton Gazeta Sinjali.

Kënga e re e Mozzikut, “Dhelpër dinake” vetëm dy ditë pas publikimit i ka kaluar mbi 2 milionë klikime në Youtube dhe të gjithë po flasin për faktin se ajo i dedikohet Loredanës.

Madje, edhe vetë Loredana ka ironizuar me fjalën dhelpër, teksa komentonte me mikun e saj në rrjetin social Instagram. Në një postim, Loredana komenton duke qeshur “Unë jam dhelpër”, ndërsa miku i thotë se “Të paktën dikush po pretendon”.

Image

Mesa duket, Loredanës nuk i bëhet vonë për lajmet e shumta për të, të cilat e cilësonin si “dhelprën dinake” atë në historinë me Mozzik.