E pabesueshme, këtë bukuroshe nuk e duan në industrinë e modës

E pabesueshme, këtë bukuroshe nuk e duan në industrinë e modës

Showbiz November 15, 2019 - 08:53
Lajmet e fundit nga showbizi

Sipas fjalëve të saj, të gjithë duan ose vajza superthatanike, ose modele të ashtuquajtura “plus-size”

Manekinia me një trup të ndërtuar për bukuri është ankuar se çdo ditë përballet me refuzime nga ana e markave të njohura të modës, sepse e konsiderojnë si tepër “të trashë” për këtë industri, transmeton "Zëri.info"

Ebony Maude, 20 vjeçe, merret me modelim që nga mosha 12 vjeçe, por tani ajo e ka shumë të vështirë të gjejë angazhime. Sipas fjalëve të saj, të gjithë duan ose vajza superthatanike, ose modele të ashtuquajtura “plus-size”. “Gjatë tetë vjetëve të fundit kam qenë në qindra audicione, ndërsa e kam fituar vetëm një punë të vetme. Të gjithë më thoshin se arsyeja e mosangazhimit ishin format e trupit tim. Natyrisht se askush nuk ta thotë në sy se je trashaluqe, por në mënyrë delikate ta bëjnë këtë me dije”, ka deklaruar Ebony për tabloidin “The Sun”.

Markat e njohura të modës nuk e angazhojnë sepse, siç thotë ajo, ka forma të bujshme të trupit dhe nuk duket si tipi i vajzave që ata duan. Ajo thotë se më mirë i vjen të punojë me marka më të vogla, të cilat nuk kërkojnë vajza thatanike. “Shumica prej tyre kërkojnë vajza thatanike ose modele ‘plus-size’. Nuk ka mes”, është ankuar bukuroshja 20 vjeçe. Ebony, e cila në rrjetet sociale ka mbi 500 mijë fansa, thotë se aspak nuk lodhet nga kjo, sepse nuk dëshiron të ngarkohet me kilogramët.

“Kurrë nuk kam pasur çrregullim në të ngrënë, por është e vërtetë, kaloj nëpër fazën ku nuk ndihem aq e bukur. Një kohë rregullisht kam shkuar në palestër dhe aq shumë kam humbur peshë, sa dukesha jo e shëndetshme. Kur kam bërë reklama për rroba të brendshme nuk haja tërë ditën nga frika se nuk do të dukem bukur. Më shumë më pëlqen të punoj me markat e kozmetikës, sepse ato më shumë fokusohen në fytyrë sesa në trup”, ka sqaruar Ebony./ZËRI

Image

Image

Image