Do t’i dhurojë 128 shtëpi për 28 nëntor, Naser Rafuna me fjalë të mëdha për Halil Kastratin

Do t’i dhurojë 128 shtëpi për 28 nëntor, Naser Rafuna me fjalë të mëdha për Halil Kastratin

Showbiz November 16, 2019 - 20:40
Detajet

Aktori kosovar shkroi fjalë miradie për Halil Kastratin.

Hoxha dhe bamirësi, Halil Kastrati ditë më parë bëri të ditur se më 28 nëntor bashkë me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” do t’i dhurojë 128 palë çelësa për familjet në nevojë, shkruan lajmi.net.

Ky lajm padyshim që ka gëzuar të gjithë, ndërsa Halil Kastrati pranoi fjalë pozitive nga të gjithë.

Aktori Naser Rafuna, përmes një postimi në Instagram, thotë të shtohen sa më shumë njerëz si Halili që ia kalojnë me bamirësi.

“Këtë njeri, Zoti e ruajt dhe i shtoftë të tjerë në vendin tonë që edhe Hoxhë Halil Kastratit ia kalojnë në bamirësi”, ka shkruar ai.

Image