Evi Reçi përçon mesazh të fortë pas humbjes së shtatë anëtarëve të familjes në tragjedinë e tërmetit

Evi Reçi përçon mesazh të fortë pas humbjes së shtatë anëtarëve të familjes në tragjedinë e tërmetit

Showbiz dhjetor 03, 2019 - 11:48
detaje

Në tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri, këngëtarja Evi Reçi për fat të keq humbi shtatë anëtarë të familjes.

Ajo më pas u dedikoi një shkrim plot dhimbje në rrjetet sociale, pikërisht personave që i sollën lot trishtimi në një të martë të kobshme.

Së fundmi, artistja shqiptare ka ndarë një video me ndjekësit e saj në llogarinë personale, Instagram, duke përcjellë një mesazh të fortë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura... Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj. Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise... dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke. Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte ë

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

“Shpesh herë bëjmë plane, por dikush tjetër i bën për ne”, ka thënë Evi në hyrje të videos, teksa ka theksuar: “Është krijuar një plagë e madhe për të gjithë shqiptarët, por një plagë e madhe është krijuar dhe në zemrën time”.

“Këto ditë për mua kanë qenë domethënëse, ku kupton se asgjë, por asgjë, nuk vlen më shumë se sa jeta”, ka përfunduar Evi, duke dhënë një mesazh sa të fortë, aq dhe të rëndësishëm për këdo që e përjetoi situatën e rëndë të tërmetit.Ndërkohë, “Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa jeta. Sot, më të fortë se kurrë”, është përshkrimi që ia ka vënë gjithë videos 29-vjeçarja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Asgje nuk me shume rendesi se sa jeta. Sot, me te forte se kurre.

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

Reçi ndryshe humbi familjen e xhaxhait me 4 pjesëtarë, si dhe miken e saj, Dienën, me vajzën 8-vjeçare dhe nënën e së ndjerës. /Telegrafi/