Arbana Osmani zbulon historinë e veçantë të familjes së saj në kohën e luftës në Kosovë

Arbana Osmani zbulon historinë e veçantë të familjes së saj në kohën e luftës në Kosovë

Showbiz December 05, 2019 - 18:46
Detaje

Të shumtë kanë qenë familjet nga Kosova që u dolën në ndihmë familjeve shqiptare të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipër.

Mirëpo, ditën e sotme moderatorja Arbana Osmani ka ndarë një mesazh të veçantë në Instagram, i cili asaj i kishte ardhur nga një person në llogarinë e saj në Facebook.

Gjatë luftës në Kosovë, familja e Arbana Osmanit kishte strehuar familjen e Shqipes nga Peja për katër muaj me radhë, e kjo familje tashmë i ka ofruar ndihmën e tyre moderatores.

“Vetëm sot e pashë këtë mesazh në ‘facebook’, duke qenë se nuk e përdor shumë dhe ma ngrohu zemrën. Shqipja dhe familja e saj kanë qëndruar në shtëpinë tonë rreth 4 muaj gjatë luftës dhe mirënjohja e tyre pas kaq shumë vitesh më gëzoi pafund. Faleminderit ty shqipe dhe çdo shqiptari të Kosovës që në këto ditë të trishta na ka treguar mbi të gjitha se nuk jemi vetëm”, ka shkruar Arbana Osmani./gazetablic

Image