Balada pjesëmarrëse e Arilena Arës në Festivalin e RTSH-së ka fabulën më prekëse të mundshme!

Balada pjesëmarrëse e Arilena Arës në Festivalin e RTSH-së ka fabulën më prekëse të mundshme!

Showbiz December 05, 2019 - 19:27
Detaje

Nëse ka një këngë që e përfaqëson më së miri muajin që kalon është padyshim “Nëntori” i Arilena Arës. Kënga hit që ende dëgjohet sot e që fatkeqësisht ka në fabul një histori të trishtë.

Mirëpo, Arilena përveç “Nëntorit” është gati për një tjetër këngë që do na shoqërojë gjatë e do të na bëjë të lundrojmë në kujtime jo fort të mira por që gjithsesi duhen mbajtur mend.

Burime për “News31” kanë konfirmuar pjesëmarrjen e Arilenës në “Festivalin e Këngës” me baladën që titullohet “Shaj” dhe madje kanë zbuluar disa detaje në lidhje me këngën.

Balada e cila është në garë për të shkuar në “Eurovizion” përkon me situatën që vendi ynë kaloi e që fatkeqësisht është duke vuajtur pasojat pas tërmetit të 26 nëntorit.

Të njëjtat burime për News31.al tregojnë se teksti është shkruar nga Lindon Berisha dhe muzika nga Darko Dimitrvov, bashkëpunëtori i hershëm i Arilenës. Me siguri këto elemente do të bëjnë që “Shaj” të jetë balada që do na bëjë të qajmë e të rikujtojmë tragjedinë e kaluar tashmë prej muzikës dhe ju e dini se ku ka muzikë, ka edhe shpresë.

Arilena ne jemi gati për të dëgjuar zërin tënd të bukur në këngën që i duhej vendit tonë!