Eneda Tarifa kopjon ‘pikë e presje’ koreografinë e këngëtares me famë botërore

Eneda Tarifa kopjon ‘pikë e presje’ koreografinë e këngëtares me famë botërore

Showbiz December 06, 2019 - 18:10
Lajmet e fundit nga showbizi

Eneda Tarifa është rikthyer në festivalin “Kënga Magjike” 2019 me këngën “Ma zgjat dorën”, e cila po cilësohet si njëra ndër këngët fituese, shkruan GazetaBlic.

Këngën e saj Eneda e ka shoqëruar edhe me një koreografi ku dhe u paraqit në natën e parë të këtij festivali.

Mirëpo, kjo koreografi po del të jetë e vjedhur nga këngëtarja me famë botërore, Britney Spears, të realizuar vite më parë.

Tashmë videoja është publikuar në rrjete sociale, por Eneda Tarifa ende nuk ka bërë ndonjë reagim rreth kësaj.

Kujtojmë se nata finale e festivalit Kënga Magjike do të mbahet këtë të shtunë, me datë 7 dhejtor.