French Montana lirohet nga spitali, kjo është gjendja shëndetësore e tij

French Montana lirohet nga spitali, kjo është gjendja shëndetësore e tij

Showbiz December 07, 2019 - 11:10
Lajmet e fundit nga showbizi

French Montana është liruar nga spitali, por mjekët i kanë rekomanduar të qëndrojë të paktën një muaj në shtrat.

French Montana është rikthyer në shtëpi, pas dy javësh qëndrimi në spital, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Sipas TMZ, reperi është liruar nga spitali West Hills në San Fernando, në fillim të kësaj jave.

Derisa është në shtëpi, reperi 35-vjeç do të vazhdojë shërimin, pasi mjekët i kanë rekomanduar të qëndrojë së paku 30 ditë në regjim shtrati.

Ai është urdhëruar të pushojë nga puna, udhëtimet, ushtrimet, ahengjet dhe performancat për muajin tjetër.

Montana u lirua nga spitali në fillim të kësaj jave, pasi ishte shtrirë në spital nga dhimbjet e forta në stomak.

Burimet thanë se ishte i mundshëm helimimi nga ushqimi. 

Image

Image