Pronarja e vitheve më seksi të Brazilit, zhvishet tërësisht për Playboy

Pronarja e vitheve më seksi të Brazilit, zhvishet tërësisht për Playboy

Showbiz December 11, 2019 - 18:30
Lajmet e fundit nga showbizi

Suzy Cortez, ish ‘Miss Bum Bum’ e Brazilit dhe tifozja e zjarrtë e ekipit të Barcelonës, e cila me të drejtë quhet si femra me vithet më seksi dhe më të bukura në Brazil por edhe më gjerë, në llogarinë e saj në Instagram, është mburrur me disa ballina revistash, ku ajo ka pozuar tërësisht e zhveshur, transmeton Zeri.info.

Suzy me fotot e saj ka magjepsur miliona adhuruesit e saj, ndërsa vithet e saj të bujshme, por edhe gjinjtë gjigant, kanë ndezur imagjinatën e secilit dhe popullaritetin e saj e ka ngritur në majat më të larta. Brazilianen super-seksi, në rrjetin social Instagram e përcjellin hiq më pak se 1.6 milionë fansa, ndërsa është e preferuara e revistave më të famshme për meshkuj, përfshirë revistën më të famshme erotike, “Playboy”.

Në faqet e kësaj reviste, kjo bukuroshe ka pozuar pa asnjë rrobë në trup dhe natyrisht se në plan të parë ishin vithet e saj të bujshme. Përndryshe, ajo njihet si një femër shumë e hapur, e cila nuk ngurron të provokojë me fotot e saj të nxehta, të cilat marrin me qindra mijëra pëlqime në Instagram. Përveç kësaj, ajo tani ka marrë edhe oferta për role filmime, si dhe në seriale televizive, duke debutuar me disa role të vogla, por natyrisht se synimi i saj është të paraqitet në ndonjë projekt më të madh./ZERI

Image

Image