3 muaj pas martesës, këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë

3 muaj pas martesës, këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Showbiz December 12, 2019 - 11:26
Lajmet e fundit nga showbizi

Këngëtarja e njohur Cassie është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Cassie në Instagram, ku publikoi një foto të vogëlushes së saj duke zbuluar edhe emrin:

“Ajo është thjesht ndyshe. Frankie Stone Fine. Shoqja ime më e mirë”

Cassie dhe Alex Fine kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në shtator.

Krijuesja e hitit “Me & You”, 33 vjeç, emri i plotë i së cilës është Cassie Ventura, u martua me trainerin e fitnesit, 26 vjeç, i cili njoftoi se po presin fëmijën e tyre të parë në qershor.

Një muaj pasi njoftuan fejesën, ata lidhën kurorë në një ceremoni intime në Malibu, ku Cassie shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Dasma erdhi pas ndarjes së bujshme me Diddy-n me të cilin kishte 11 vjet e lidhur.

Megjithatë ndarja ishte miqësore, pasi këngëtari i dërgoi një urim të përzemërt ish-it për pritjen e ëmbël.

Image

Image

Image