Kida dhe Loredana tashmë shoqe të ngushta, çfarë po ziejnë vajzat?
Kida dhe Loredana kohët e fundit po kalojnë shumë kohë në prani të njëra-tjetrës, duke u formuar kështu një dyshe tjetër prej mikeve të ngushta në skenën tonë muzikore.
Në një fotografi të bukur të postuar në Intagramin e Kidës, ajo dhe reperja e shqiptare e famshme në muzikën gjermane, Loredana, shihen të përqafuara e të kapura për dore.
Kida ka qenë e pranishme në një mbrëmje ku Loredana perfromoi para 15 mijë njerëzve në Gjermani dhe e ka përkrahur në çdo moment të mbrëmjes.
Dyshja kohët e fundit shumë shpesh po shihen në shoqërinë e njëra-tjetrës, e duket se janë bërë edhe mike të ngushta, shkruan Gazeta Express.
Kida e ka takuar Loredanën përmes Mozzik, ish-bashkëpunëtorit të saj i cil ishte edhe në një lidhje disa vjeçare me reperen nga Zvicra.
E edhe pas ndarjes së tyre, shoqëria e vajzave veç se është forcuar e madje ndoshta janë duke përgatitur ndonjë këngë bashkë.