Si reagoi Ronela Hajati pasi pa lajmet për lidhjen e Young Zerkës dhe bukuroshes bjonde?

Si reagoi Ronela Hajati pasi pa lajmet për lidhjen e Young Zerkës dhe bukuroshes bjonde?

Showbiz December 14, 2019 - 09:08
E zbulon këngëtari

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë ndër dyshet më të përfolura në showbizz-in shqiptar dhe pse kurrë nuk e kemi zbuluar plotësisht nëse janë ose jo në një lidhje.

Shpesh të dy artistët lënë për t’u kuptuar se mund të jenë në një lidhje e herë të tjera lënë të nënkuptohet e kundërta dhe gjithmonë i janë shmangur pyetjeve për njëri-tjetrin nëpër intervista.

Por pak kohë më parë në media qarkulloi një lajm ku thuhej se Young Zerka ishte në një lidhje me një modele bjonde.

Ata u fotografuan të dy në një pishinë dhe shfaqeshin mjaft të afërt.

Fotot bënë menjëherë xhiron e rrjetit dhe dyshimet u shtuan edhe më shumë kur dyshja u pa edhe në vendlindjen e Zerkës, Korçë.

Megjithatë pasi Zerka publikoi klipin e këngës “Money” u zbulua se modelja bjonde ishte thjesht pjesë e klipit dhe mes tyre nuk kishte asnjë gjë!

Por çfarë mendoi Ronela pasi lexoi lajmet?

Ai tregoi për Mirage se Ronela thjesht buzëqeshi duke ruajtur qetësinë.

Kujtojmë se Young Zerka pak a shumë pranoi javên e kaluar lidhjen me Ronela Hajatin.

“E përmenda shpirtin tim binjak. Patjetër. Të dy kemi çelësat e njëri-tjetrit. Key Menagement with the Key Heart. Jemi bashkë, punojmë bashkë, qeshim bashkë, jemi te i njejti çelës bashkë, Key Menagement”, deklaroi ai.

Image