Eva Alikaj flet për skenat erotike në filmat shqiptar para viteve '90: Po e kam bërë (VIDEO)

Eva Alikaj flet për skenat erotike në filmat shqiptar para viteve '90: Po e kam bërë (VIDEO)

Showbiz December 14, 2019 - 10:03
Lajmet e fundit nga showbizi

Aktorja e njohur Eva Alikaj ishte e ftuar mbasditen e djeshme në programin e mbasidtes ‘Rudina’.

Aktorja foli për projektin e saj më të fundit që do të shfaq në Art Turbina si dhe për karrierën e gjatë si aktore në film dhe në teatër.

Gjithashtu Rudian e pyeti dhe në lidhje me skena erotike të filmavë që ajo xhironte para viteve ’90.

Rudina u shpreh: Nuk ndodhte asgjë po publiku vihej në një siklet vetëm kur çifti shihej në sy dhe ishte një emocion që nuk e di a e keni ndjerë ju kur në pozicionin e publikut dhe mbi të gjitha nuk ndodhte asgjë.

Gjithashtu Rudina shtoii se në një intervistë ti je shprehur se para viteve ’90 nuk ke puthur ndërsa pas viteve’ 90 e ke menduar totlaisht ndryshe.

"Po e kam puthur Ndriçim Xhepën tek tek filmi "Përdhunuesi"' u shpreh Eva Alikaj.

Të flasim pak për puthjen ishte e ndaluar?

"E ndaluar më duket se ishte se nuk merresha me politikën. Unë shikoja botën time të artit dhe me këtë shpëtoja dhe veten.Ishte e ndaluar por unë nuk doja dhe vetë".

"Po puthja kur duhet patjetër që komplet roli e kërkon dhe këtë moment është shumë e pranueshme por puthu dhe thuaj një fjalë të ndyrë gjithçka është kot. Se ndjej idiotësira kur aktorët thuajnë fjalë të ndyra dhe thonë kjo është jeta. Ata kur i thonë në skenë sikur shkrihen aty është artificialisht dhe kënaqen me budallallëqe një pjesë e aktorëve kuptohet. Çdo gjë do esencën dhe matësen sepse është art, ti duhet të gjesh një mënyrë që ti bësh të tjerët të besojnë se kjo është mënyra më ideale për të shprehur jetën' t shoti më tej aktorja

Në ato filma të realizmit social e ndjenit ju mungon puthja? ishte pyetja tjetër e Rudinës.

"Nëse për shembull tek "Romeo dhe Zhuljeta" unë isha me Ndriçim Xhepën aty ishte një shtyll ku nuk u puthem se nuk doja unë. Por aty mungonte puthja, duhej të ishte se te “Romeo dhe Zhuljeta duhej , por nëse ti interpretimin e ke shumë mirë dhe si tani në kohën e sotme ke vetëm puthje ngjeshje bëhet banale nuk ke asnjë mesazh që të inspiron më mirë kështu se sa ashtu për mua ‘ përfundoi Eva Alikaj.

Aktorja ndër të tjera ka treguar dhe se çfarë marrëdhëniesh ruan me aktorin Ndriçim Xhepa pasi janë përfolur dikur për një lidhje dashurie.

"Jemi miq dhe kolegë të mirë. Ka qenë një aktor shumë i mirë. Ndriçimi nuk më ka mbështetur në karrierën time artistike" .