Dua Lipa bën thirrje për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti

Dua Lipa bën thirrje për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti

Showbiz December 14, 2019 - 10:58
Lajmet e fundit nga showbizi

Ka dy javë që Dua Lipa ka nxjerrë në shitje bluzat, ku nga shitja e tyre të ardhurat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, shkruan GazetaBlic.

Në bashkëpunim me “Bond” këngëtarja realizoi këtë linjë të bluzave vetëm për këtë kauzë.

Në Instagram ajo ka publikuar dy fotografi ndërsa ka treguar se si mund t’i blini ato.

“Koleksion bluzash me @ bond.nyc në ndihmë të viktimave të tërmetit të Shqipërisë! 100% e të ardhurave u shkon viktimave dhe familjeve të të prekurve. Linku për të marrë tuajën është në bio!!! Ndihmoni në ruajtjen e një komuniteti. Me dashuri, Dua”, shkruan këngëtarja.

Image

Image