Era Rusi e thotë troç: Nuk do të doja të isha në vendin e Enedës, nuk e meritonte

Era Rusi e thotë troç: Nuk do të doja të isha në vendin e Enedës, nuk e meritonte

Showbiz December 16, 2019 - 08:59
E ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora, këngëtarja e njohur Era Rusi ka folur për pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Këngës me këngën  “ Eja Merre”. Ndër të tjera këngëtarja ka folur edhe për “Këngën Magjike” dhe kush duhet ta fitonte çmimin e parë sipas saj.

E pyetur se kujt këngëtari do ia jepte 30 pikët, Era Rusi thotë Eneda Tarifës.

“Isha në punë natën e finales dhe ndoqa post “Këngën Magjike”. Unë si Era më rri më shumë kënga e Enedës, si gusto personale. Nga ana e një materiali më fresh është Fifi. Nuk do të doja të isha në Kënga Magjike këtë vit. Njëra është më solide, ndërsa tjetra pak më e madhe, më festivalore”, shprehet këngetarja.

Fatma Haxhialiu: A do të doje të ishe në vendin e Enedës, sidomos në momentin e ndarjes së çmimit që publiku thërriste emrin e Fifit?

Era Rusi: Mu duk shumë e shëmtuar. E para më vjen shumë keq, asnjë artist nuk e meriton atë gjë. Nuk do të doja të isha në vendin e Enedës, ajo nuk e meritonte atë gjë. “Kënga Magjike” është festival karriere, duhet të kesh bërë disa gjëra në karrierën tënde dhe pastaj kalon në një stad tjetër. Mendoj që Eneda i ka bërë ato hapa.  Nga pikëpamja artistike e meritonte çmimin e ”Kënga Magjike”.