Rita mbajti premtimin, Veliaj e falënderon publikisht për rindërtimin e shtëpisë së familjes Sala

Rita mbajti premtimin, Veliaj e falënderon publikisht për rindërtimin e shtëpisë së familjes Sala

Showbiz January 16, 2020 - 18:51

Erion Veliaj e falënderon publikisht Rita Orën për rindërtimin e shtëpisë së familjes Sala.

Tërmeti i 26 nëntorit në shtëpi ua mori jetën shumë banorëve, e shumë shtëpi janë shkatërruar, shkruan lajmi.net.

Shqiptarët u solidarizuan për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në Shqipëri, e në mesin e tyre ishte edhe Rita Ora.

Këngëtarja mori përsipër rindërtimin e shtëpisë për familjen Sala, të cilët sot morën çelësat e shtëpisë së re nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Përmes disa postimeve në rrjete sociale, Veliaj ka falënderuar publikisht Ritën për premtimin e mbajtur.

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!

Në shtëpinë e re të familjes Sala, e rindërtuar nga goca jonë @RitaOra, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Faleminderit nga  Rita!”, ka shkruar ai.