E dashuruar kokë e këmbë, Dua Lipa publikon një fotografi në përqafim të të dashurit

E dashuruar kokë e këmbë, Dua Lipa publikon një fotografi në përqafim të të dashurit

Showbiz January 16, 2020 - 20:37

Dua Lipa vitin 2020 e filloi me pushime, për t’u çlodhur dhe mbledhur energji për të nisur punën rreth projekteve të reja.

Në rrjete sociale, ajo këto ditë ka publikuar fotografi të shumta nga pushimet, ku pothuajse në secilën prej tyre shihet Anwar Hadid pranë saj.

Këngëtarja postoi edhe një tjetër foto në Instagram, ku shfaqet në përqafim të Anwarit.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Dua ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, i cili do të jetë pjesë e albumit “Future Nostalgia”.

Ndërsa, ajo ka njoftuar për suksesin e ri me këngën “New Rules”, me të cilën ka grumbulluar 2 miliardë klikime.

Image