Kanadezët nuk duan të paguajnë për sigurinë e Harryt dhe Meghan

Kanadezët nuk duan të paguajnë për sigurinë e Harryt dhe Meghan

Showbiz January 20, 2020 - 10:25
Për sigurinë vjetore të tyre duhet të shpenzohen rreth 700.000 euro nga buxheti i Kanadasë, gjë që nuk u pëlqen banorëve të atjeshëm.

Opinioni në Kanada ka reaguar ndaj lajmit se duka deh dukesha e Sussexit janë tërhequr nga jeta mbretërore dhe kanë vendosur të jetojnë në vendin e tyre.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, nuk e ka komentuar lajmin, mirëpo mediat kanë nisur të prodhojnë artikuj të shumtë lidhur me këtë temë.

Opinionistë dhe analistë të ndryshëm kanë thënë se janë të nderuar për qëndrimin në vendin e tyre, mirëpo nuk duan që çifti të sigurohet nga paratë e taksapaguesve kanadezë.

Image

Për sigurinë vjetore të tyre duhet të shpenzohen rreth 700.000 euro nga buxheti i Kanadasë, gjë që nuk u pëlqen banorëve të atjeshëm.

Pikërisht për këtë gjë, deri më tani asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk është vendosur në Kanada, ndërsa tre të katërtat e të anketuarve janë deklaruar kundër mbulimit të shpenzimeve të sigurisë së Harryt dhe Meghan nga buxheti kanadez.