Majk paralajmëron këngën e re

Majk paralajmëron këngën e re

Showbiz January 21, 2020 - 14:46
Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Majk, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Njoftimin për fansat e bëri përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram. 

Përveç lajmit për këngën, Kastriot Rexha (emri i vërtetë i reperit) ka pyetur ndjekësit nëse duan që ky projekt i tij të jetë solo apo bashkëpunim. 

“A jeni gati për një këngë të re, bashkëpunim, solo”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Të shumta ishin edhe reagimet e fansave që duket se mezi po presin për këngën e radhës të reperit shqiptar. 

Ndërkaq kur jemi te projektet, vitin e kaluar ai solli një sërë prej tyre që u shndërruan në hite, përfshirë edhe bashkëpunimet me Ghetto Geasyn.

“Malena”, “Vamos” dhe bashkëpunimi me Capital T “HALA”, mbeten ndër më të pëlqyerat nga publiku.