Pamela Anderson martohet për të pestën herë, i thotë “Po” 74-vjeçarit

Pamela Anderson martohet për të pestën herë, i thotë “Po” 74-vjeçarit

Showbiz January 22, 2020 - 11:43
Pamela Anderson është martuar në fshehtësi për herë të pestë.

52-vjeçarja i tha “Po” martesës me 74-vjeçarin, producentin Jon Peters i njohur për filmat: “Flashdance”, “Witches Of Eastwick” dhe “Batman”.

Ata kanë zhvilluar një ceremonie private në Malibu ditën e djeshme dhe nuk është zbuluar ende asnjë detaj.

Image

Pamela dhe Jon u takuan më shumë se 30 vite më parë në rezidencën “Playboy”. Burimet thonë që dyshja është bashkuar me njëri-tjetrin kohët e fundit dhe qëllim kanë pasur gjithmonë martesën.

Ish-burrat e Anderson përfshijnë yllin e muzikës rock Tommy Lee, me të cilin ka dy djem të rritur, muzikantin Kid Rock dhe biznesmenin Rick Salomon (me të cilin ajo u martyua dy herë). 

Image

Ish-burri i saj i fundit ishte ylli francez i futbollit, Adil Rami.