Beyonce vishet nga Valdrin Sahiti për Pre-Grammy Awards 2020!

Beyonce vishet nga Valdrin Sahiti për Pre-Grammy Awards 2020!

Showbiz January 26, 2020 - 12:13

Ndarja e çmimeve më të mëdha në botën e muzikës ndërkombëtare ka afruar. Në pritje të Grammy Awards 2020, janë duke u mbajtur shumë evente që i paraprijnë një prej eventeve më të mëdha në glob.

Sot po mbahet Pre-Grammy Gala e producentit të famshëm amerikan Clive Davis ku ka grumbulluar yjet më me zë në një event që merr mbulim medial të jashtëzakonshëm.

Nuk kishte si të mungonte edhe mbretëresha e muzikës, Beyonce e cila po shkëlqen me një fustan të kuq, dhe këtu vjen lajmi që na bën krenar.

Beyonce për këtë ngjarje të rëndësishme është veshur nga dizenjatori më i famshëm shqiptar Valdrin Sahiti.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Kjo veshje veçse ka filluar të përmendet në të gjitha tabloidet amerikane por jo vetëm.

Kjo nuk është hera që brendi VS vesh yjet ndërkombëtarë, pasiqë para Beyonce ishte Cardi B që i besoi punës kreative të Valdrin Sahitit./Prive.al

Image