Kylie Jenner e tmerruar: Aksidenti i Kobe mund të më kishte ndodhur mua

Kylie Jenner e tmerruar: Aksidenti i Kobe mund të më kishte ndodhur mua

Showbiz January 28, 2020 - 11:23

Basketbollisti 41 vjeçar, Kobe së bashku me vajzën e tij Gianna dhe 7 persona të tjerë humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshme.

Për këtë tragjedi ka shprehur ngushëllimet e saj edhe Kylie Jenner e cila ndau në InstaStory fotot e viktimave. 21 vjeçarja zbuloi se edhe ajo kishte udhëtuar herë pas here me helikopterin me të cilin fluturonte Kobe, ndaj kjo ngjarje tragjike mund t’i kishte ndodhur edhe asaj.

“U prehshi në paqe! Lutje për familjet e tyre! Akoma s’mund ta besoj këtë. Ishte helikopteri me të cilin fluturoja herë pas here, me atë pilot, Ara. Ishte një burrë i mirë. Mbajini të dashurit tuaj pranë!”– shkroi Kylie.

Image