Mësohet se në cilën gjysëmfinale të Eurovisionit do të garojë Shqipëria (Foto)

Mësohet se në cilën gjysëmfinale të Eurovisionit do të garojë Shqipëria (Foto)

Showbiz January 28, 2020 - 16:53

Sonte në Rotterdam të Holandës është bërë tërheqja e shortit për dy netët gjysëm-finale të festivalit evropian “Eurovision Song Contest”

Sipas tërheqjes së shortit, Shqipëria e cila këtë vit do të përfaqësohet nga Arilena Ara me këngën “Shaj” dhe ajo do të këndojë në natën e dytë gjysëm-finale më 14 maj, raporton Zëri.info

Sipas shortit, bashkë me Shqipërinë do të garojnë edhe Greqia, Serbia, Austria, Zvicra, Bulgaria, Armenia etj.

Kujtojmë se Eurovisioni këtë vit mbahet më datat 12,14 dhe 16 maj në Rotterdam nën moton “Open Up” ./ZERI/

Image