Endrit Thaçi takohet me djalin e kryeministrit Rama, publikohen pamjet

Endrit Thaçi takohet me djalin e kryeministrit Rama, publikohen pamjet

Showbiz February 23, 2020 - 11:05

Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët në media dhe në rrjetet e tij sociale. Por kohët e fundit ai duket se po e shijon vëmendjen duke postuar pjesë nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi atë e shohim shumë shpesh në klubet e natës së kryeqytetit, ku edhe poston momente të ndryshme këngës apo foto me miqtë që takon.

Fotoja e fundit që Gregu ka shkrepur është me djalin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endritin. Foton me ndjekësit e ka ndarë vetë djali i presidentit në profilin e tij privat në Instagram dhe më pas Gregu e ka ripostuar.

Image

Asnjë nuk ka dhënë detaje nga takimi pasi foton e kanë shoqëruar me një emoji të thjeshtë. Nuk dihet nëse të dy janë gjendur në klub rastësisht apo nëse Endriti ka ardhur në Tiranë dhe Gregu është vetëofruar për t’i treguar jetën e natës?

Një gjë është e sigurt… Dy djemtë ruajnë marrëdhënie po aq të mira sa edhe prindërit e tyre.