Roza në shtrat me Stresin, shpërthen keq Keisi

Roza në shtrat me Stresin, shpërthen keq Keisi

Showbiz February 24, 2020 - 10:59

Një skeç i realizuar nga Roza dhe Stresi në emisionin “Why not”, nuk është pritur mirë nga ish partnerja e reperit, Keisi. Në skeç, Roza dhe Stresi kanë inskenuar momentin e tij të arrestimit. Roza aktron si një fanse që futet në dhomën e Stresit ndërsa policia arreston këtë të fundit.

Image

“Më përdhunoi, jam shtatzënë”, dëgjohet të thotë Roza.

Pas këtij skeçi, Keisi ka reaguar ashpër nëpërmjet një postim në Instagram ku i bën thirrje Rozës mos ta prekë jetën e saj private.

“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek Why not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur “Si ta bëjmë mizën balenë” dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idet dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur”, shkruan Keisi.

Image