Labi shkel zotimin e tij se nuk do të udhëtojë jashtë Kosovës deri në liberalizim të vizave

Labi shkel zotimin e tij se nuk do të udhëtojë jashtë Kosovës deri në liberalizim të vizave

Showbiz February 26, 2020 - 16:59

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, në janar të vitit 2019 kishte bërë një zotim se nuk do të udhëtonte më jashtë Kosovës, deri në liberalizim të vizave.

“Sonte dhe vetem sonte sepse mbas 1 janarit rri me popullin tim në Kosovë deri diten që do të dale i pari shqiptarë me Liberalizim të vizave. Kjo sakrificë e imja, vjen si pasojë nëse Evropa nuk e trajton qytetarin tim sikur popujt tjerë”, kishte shkruar Labi.

Por pasi ka kaluar një vit dhe vizat ende nuk janë liberalizuar për qytetarët e Kosovës, Labi pritet ta shkel këtë zotim, e shkak janë mbrëmjet muzikore që do t’i mbajë në shtetet e Evropës dhe në Amerikë, transmeton Zëri.info

Labi në rrjetet sociale, ka njoftuar se pas një viti mungesë, në muajin mars do t’i kthehet mbrëmjeve muzikore në diasporë./ZERI

Image