I fejuari e lë se ishte e shëndoshë, gruaja dobësohet dhe fiton ‘Miss Britania e Madhe’ (FOTO)

I fejuari e lë se ishte e shëndoshë, gruaja dobësohet dhe fiton ‘Miss Britania e Madhe’ (FOTO)

Showbiz February 26, 2020 - 18:50
Lajmet e fundit nga showbizi

Tre vite më parë, Xhen Atkin po shijonte planifikimin e dasmës së saj, kur i fejuari vendosi papritur të tërhiqej. Arsyeja pse ai e la gruan e tij të ardhshme ishte fakti që ajo kishte filluar të hante shumë fast food dhe ishte shëndoshur.

Tani, e martuar me dikë tjetër, Xhen ka marrë hak në formën më të bukur, pasi ajo u kurorëzua Mis Britania e Madhe.

26 vjeçarja ndaloi së ngrëni fastfood dhe filloi të binte në peshë. Pas fitores së konkursit Xhen tha: “Unë fillova të konkuroja për qejf. Kurrë nuk e kisha menduar që mund të fitoja. Kjo kurorë është fundi i një udhëtimi shumë të vështirë.”

Misi kujton si ishte jeta e saj para ndarjes: “Unë haja racione shumë të mëdha makaronash apo picash dhe më pas shumë çokollata. Në fundjava porosisnim gjithmonë diçka. Ditën kur i fejuari im më la unë mendova se jeta ime kishte mbaruar. Qava për javë të tëra dhe përdora ushqimin si mbështetje. Por në fakt doli që ishte gjëja më e mirë që më kishte ndodhur ndonjëherë.”

Xhen nisi palestrën dhe nuk ka parë më mbrapa që atëherë. Tani ajo po planifikon të zhvillojë karrierën e saj në muzikë.

Image

Image