Një tjetër fytyrë publike del pozitiv me koronavirus

Një tjetër fytyrë publike del pozitiv me koronavirus

Showbiz March 26, 2020 - 17:38

Drejtori i Përgjithshëm i NBC Universal, Jeff Shell thotë se u testua pozitiv me koronavirus.

Jeff Shell, i emëruar së fundi Drejtori i Përgjithshëm i NBCUniversal, është testuar pozitiv për koronavirus, shkruan Variety, transmeton lajmi.net.

Shell tha se ai ishte diagnostikuar me virusin pavarësisht se nuk kishte simptoma. Ai u tha punonjësve se ai do të vetë-karantinohet dhe do të punojë nga shtëpia në kohë të pacaktuar derisa tëshërohet.

“Kohët e fundit jam ndjerë mirë dhe thjesht mësova se jam pozitiv me Covid-19,” shkroi Shell.

“Megjithëse virusi ka qenë i vështirë për t’u përballur, unë po arrij të punoj nga distanca në LA dhe jam duke u përmirësuar çdo ditë.”

Duke filluar nga java e kaluar, punonjësit e NBCUniversal ishin udhëzuar tashmë për të punuar nga shtëpia në një përpjekje për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Shumë prej jush, si unë, punojnë nga shtëpia ndërsa përpiqen të balancojnë angazhimet e familjes dhe sfidat e tjera, dhe unë e di se nuk është e lehtë,” tha Shell. “Por për ata prej jush që mund të bëjnë punët tuaja nga shtëpia, është absolutisht e rëndësishme që ta bëni këtë.”

Premiera filmi, shfaqje televizive, Lojërat Olimpike të Tokios, e shumë ngjarje të tjera, janë shtyrë si pasojë e koronavirusit.

Shell ka bërë thirrje tek të gjithë, që të kujdesen në maksimum gjatë kësaj periudhe në të cilën po kalon e gjithë bota.