Aida Shtino i përvishet Arbana Osmanit për emisionin e saj: Nuk keni pikë etike dhe ndjenjë njerëzore

Aida Shtino i përvishet Arbana Osmanit për emisionin e saj: Nuk keni pikë etike dhe ndjenjë njerëzore

Showbiz March 26, 2020 - 18:36

Të gjithë e mbajnë mend nga emisioni “Njerëz të humbur”.

Bëhet fjalë për moderatoren Aida Shtino e cila ka vite që më nuk shfaqet në ekran, duke qenë se dhe ndërpreu kontratën me televizionin ku shfaqej ky emision.

Javën e kaluar Arbana Osmani në emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur” i gjeti nënën biologjike një zotëriu.

Në emision ai tha se as Aida nuk ia ka gjetur nënën e tij, por këtë mision e ka përmbushsur me sukses “Dua të të bëj të lumtur”.

E revoltuar, Aida shprehet se zotëria në fjalë nuk ka qënë kurrë në emisionin e saj, duke e quajtur një “trillim”.

“Unë gëzohem shumë që ky zotëri e gjeti nënën biologjike, por gazetarët e emisionit që përgatisin këtë emision, duhet të investigojnë kur përmendin emisione dhe emra. E çuditshme se në 4000 raste të humburish që kam pasur të denoncuar në emisionin tim, ky zotëria në fjalë nuk ka qenë asnjëherë!!!” thotë Aida në një pjesë të shkrimit.

Ajo gjithashtu është shprehur se emisioni i Arbana Osmanit nuk ka etikë.

Image