‘Do thërras policinë’, Arjola Demiri: Komshia vjen 3 herë në ditë në shtëpinë time

‘Do thërras policinë’, Arjola Demiri: Komshia vjen 3 herë në ditë në shtëpinë time

Showbiz March 28, 2020 - 08:18

Aktorja e “I love Tropoja”, Arjola Demiri ishte sot në një komunikim live nga shtëpia e saj për emisionin “Rudina”. Arjola tregoi se është vetëkarantinuar me tre fëmijët e saj dhe vëllain.

Aktorja tregoi se po mundohen ta kalojnë sa më këndshëm kohën bashkë, por për shkak të zhurmës së fëmijëve, ka probleme me komshien.

“Jam me tre fëmijët e mi dhe vëllain tim të izoluar në shtëpi. Fillimisht me pak ankth se si gjithë shqiptarët besoj që kemi atë ankthin e parë, jo i kam simptomat jo si kam sepse është edhe stina e virozave. Me këtë ankth e kemi kaluar shumë mirë, kemi qenë të gjithë të shëndetshëm edhe kemi filluar ta organizojmë ditën brenda në shtëpi, duke nisur që nga mëngjesi, pastaj na është rrotulluar dita na është bërë natë dhe nata na është bërë ditë. Po mundohemi ta kalojmë sa më këndshëm”, tregoi Arjola.

Rudina Magjistari: Po me tre fëmijët si po e organizon me ta?

Arjola Demiri: Duhet të pyesni komshien time që vjen 3 herë në ditë në shtëpi.

Rudina Magjistari: Edhe ti çfarë i thua?

Arjola Demiri: I them ke bërë shumë mirë që ke ardhur dhe ajo nga dera thotë do thërras policinë. Është një kërcënim në thonjza sepse në fakt edhe ngaqë njerëzit janë shumë qetësi, edhe pallati pothuajse është si pallat fantazëm, nuk dëgjohet asnjë njeri këtu. Po mundohen të shkretët të përmbahen, të dalin deri në dritare të marrin ajër, edhe në ballkon.