Labi viziton plakun nga Drenica që emocionoi të gjithë me gjestin e tij

Labi viziton plakun nga Drenica që emocionoi të gjithë me gjestin e tij

Showbiz March 28, 2020 - 19:57

Pas ndihmës së dërguar në Kaçanik, Labinot Tahirit u ftua nga Zenel Beka në shtëpinë e tij.

Labinot Tahiri sot ndau afro 300 pako ushqimore dhe sende të tjera në Kaçanik, dhe pas kësaj mori rrugë në Drenicë ku qe i ftuar në konakun e  Zenel Bekas, ku mbet edhe i mahnitur me gjestin e plakut, shkruan lajmi.net.

Këngëtari me anë të postimit të bërë njoftoi se plaku nga Drenica ka dhuruar mullirin e tij për të gjithë njerëzit me nevojë, dhe përveç kësaj ai së bashku me familjen e tij dhuruan edhe 300 euro për familjet me asistencë sociale.

Ky gjest u vlerësua shumë nga Labi i cili thotë “Se këto veprime i kanë hije Shqiptarëve”.