Dua Lipa dëshiron rol në serialin amerikan

Dua Lipa dëshiron rol në serialin amerikan

Showbiz April 06, 2020 - 22:22

Nëse jeni adhurues i Dua Lipa dhe American Horror Story, kjo është për ju.

Superylli i popit i është përgjigjur disa pyetjeve në Ask Chat të IHeartRadio, ku ajo zbuloi se do të pëlqente absolutisht një rol në serialin ‘American horror story”.

“Unë me të vërtetë do të doja të isha pjesë e American Horror Story sepse gjithmonë i kam dashur personazhet dhe atë serial dhe se si ata arrijnë të luajnë aq role të ndryshme brenda çdo sezoni”.

Ndërsa nëse jeni të interesuar të dini si po kalon Dua në këto momente këngëtarja ëshë përgjigjur “Falë zotit jemi gjithë familja mirë, këngëtarja tha se tani po gjen mënyra si të qëndrojë në kontakt me fansat e saj”.