Aktori i njohur kap fansen për fyti dhe e godet atë

Aktori i njohur kap fansen për fyti dhe e godet atë

Showbiz April 06, 2020 - 22:34

Kjo kacafytja u mendua si një shaka fillimisht.

Në një bar në Islandë, aktori Ezra Miller është parë duke u përleshur me një fanse të tijën të cilën për një moment e kap edhe për fyti, shkruan lajmi.net.

Ylli i serialit ‘The Flash’ gjatë një shëtitje në këtë vend, pa një femër e cila filloi të kërcej dhe të qesh para tij e cila nuk u prit mirë nga aktori që sipas burimeve fillon të pyet vajzën ‘Dëshiron të luftosh?’, ‘Ky është qëllimi?’.

Ai kapi për fyti vajzën dhe deshi ta shtrij në tokë dhe në atë moment personi që bënte videon filloi të thërras Millerin.

Është vërtetuar se rasti nuk u investigua nga policia, teksa reprezentuesit e aktorit nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë pas këtij aksidenti.