Vdes aktroja që luajti rolin e Pussy Galore në filmin e James Bondit

Vdes aktroja që luajti rolin e Pussy Galore në filmin e James Bondit

Showbiz April 06, 2020 - 22:57
Lajmet e fundit nga showbizi

Honor Blackman ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Honor Blackman, aktorja britanike që luajti Pussy Galore në filmin James Bond Goldfinger, ka vdekur në moshën 94 vjeç, shkruan lajmi.net.

Në një deklaratë, familja e saj tha se ajo vdiq paqësisht prej shkaqeve natyrore në shtëpinë e saj Lewes, East Sussex.

Blackman ishte gjithashtu e njohur për interpretimin e Cathy Gale në serialin televiziv të viteve 1960 The Avengers përballë Patrick Macnee.

Deklarata e lëshuar nga familja e Blackman thoshte: “Duke qenë një nënë dhe gjyshe e adhuruar shumë, Honor ishte një aktore me një talent të jashtëzakonshëm”,

“Me një kombinim të jashtëzakonshëm të bukurisë, mençurisë dhe aftësisë fizike, së bashku me zërin e saj unik dhe një etikë të përkushtuar në punë, ajo arriti të krijoj një figurë të veçantë në botën e filmit dhe argëtimit”.

“Me përkushtim absolut për zanatin e saj dhe profesionalizmin e plotë në të gjitha përpjekjet e saj, ajo kontribuoi në disa nga filmat e mrekullueshëm dhe prodhimet teatrore të kohës sonë.

“Ne ju kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes sonë në këtë kohë të vështirë” shkruante në deklaratën e familjes .