Erin Go Dance vjen me serinë e 14-të të “live session” në “Rave”

Erin Go Dance vjen me serinë e 14-të të “live session” në “Rave”

Showbiz May 27, 2020 - 23:12

 

Në “Rave Travel” dhe në “Radio Prishtina” mund ta ndiqni këtë të shtunë performancën live të Erin Go Dance duke filluar nga ora 21:00.

Erin Go Dance i njohur si Dj ka vazhduar punën e tij edhe si producent duke performuar në klube, kafene dhe evenimente të ndryshme.

Më poshtë mund ta shihni biografinë e Erin Go Dance:

Erin Go Dance, që në moshën e hershme të adoleshencës, ka shfaqur pasionin e tij për muzikën e veçanërisht për atë të zhanrit rock dhe metal. Ka luajtur në instrumente të ndryshme muzikore, duke filluar si kitarist, për të vazhduar më vonë edhe me bateri, ku së bashku me shokët e tij, krijuan edhe grupin muzikor të këtij zhanri, në Prishtinë.

Vlen të përmendet se gjatë këtij rrugëtimi muzikor, Erin Go Dance dëgjoi dhe gjeti inspirimin e tij në artistë dhe grupe muzikore të njohura si: Depeche Mode, Trentemøller, Massive Attack, Daft Punk, Nine Inch Nails e shumë të tjerë. Kjo fazë ishte shumë e rëndësishme për karrierën e tij, gjatë të cilës i lindi një dashuri e re ndaj tingujve dhe ritmit të muzikës elektronike.

Më vonë u bë faktor kryesor për ta shtyrë në botën e këtij zhanri.

Rreth vitit 2014, fillimisht ai u inkuadrua në këtë rrymë si producent, duke krijuar tinguj të ndryshëm të muzikës elektronike dhe më pas edhe të performonte si DJ.

Që nga kjo periudhë, Erin Go Dance vazhdoi punën e tij si DJ dhe producent duke performuar në klube, kafene dhe evenimente të ndryshme. Stilet që më së shumti i hasim tek ai gjatë performancave që bën, janë: House, Deep House, Tech House dhe Minimal.

Erin Go Dance si artist beson se rol të rëndësishëm në zhvillimin e kreativitetit në krijimtari dhe performancat e tij, luan dëgjimi dhe inspirimi i vazhdueshëm i rrymave të ndryshme muzikore.