Tom Cruise do fluturojë në hapësirë! Aktori pritet të xhirojë një film në ISS

Tom Cruise do fluturojë në hapësirë! Aktori pritet të xhirojë një film në ISS

Showbiz May 30, 2020 - 11:53

Tom Cruise do të fluturojë në hapësirë në emër të kinematografisë dhe NASA thotë se kjo mund të ndodhë.

Shefi i NASA-s ka konfirmuar se agjencia hapësinore po punon me aktorin Tom Cruise për të bërë një film në stacionin hapësinor ndërkombëtar.

Një zëdhënës i NASA-s po ashtu konfirmoi për CNN se Cruise do të udhëtojë në hapësirë dhe do të qëndrojë në bordin e stacionit, një laborator shumë miliarda dollarësh që rrotullohet në orbitë rreth 400 kilometra mbi Tokën.

Ekipe astronautësh me rotacion, qëndrojnë në ISS që nga viti 2000 dhe disa turistë të pasur kanë zbritur në stacion përgjatë viteve. Ndërkohë që edhe pak filma janë xhiruar në bordin e stacionit hapsinor, përfshirë një dokumentar të 2002-s ku vetë Tom Cruise ishte narrator. Ndërsa një film fantastiko-shkencor i 2012-s, “Apogee of Fear”, është filmuar në hapësirë nga sipërmarrësi dhe turisti i hapsirës, Richard Garriott, djalë i një astronauti.

Por, Cruise, mund të jetë i pari aktor që do të realizojë një udhëtim jashtë tokësor.

“Ne kemi nevojë për këtë për të frymëzuar një gjeneratë të re inxhinierësh dhe shkencëtarësh që do të bëjnë realitet planet ambicioze të NASA-s”, tha administratori i agjencisë amerikane të hapësirës Jim Bridenstine në një postim në Twitter.

Nuk është e qartë ende se si apo kur Cruise do të udhëtojë drejt stacionit hapsinor, dhe nuk dihet as nëse të tjerë ndihmës do ta shoqërojnë atë. Rusia është i vetmi vend me aftësinë e dërgimit të njerëzve në hapsirë për momentin, por Space X dhe Boeing kanë vite që punojnë për të zhvilluar një anije që mund të kthejë këtë aftësi në shba. NASA, në bashkëpunim me Space X, pritet të ndërmarrë misionin në ISS më vonë këtë muaj.