Genta vështirë të njihet pas ndryshimit të fundit në pamje

Genta vështirë të njihet pas ndryshimit të fundit në pamje

Showbiz June 03, 2020 - 08:56

Genta duket krejt ndryshe pasi ndryshoi dukjen.

Genta Ismajli ditë më parë vendosi të ndryshojë dukjen në mënyrë drastike, duke u bërë bjonde, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ndau me ndjekësit një fotografi të shkrepur në veturë, në të cilën mezi njihet pas atij ndryshimi që e bëri.

Këngëtarja dukej elegante e veshur me një xhaketë të bardhë e bluzë të zezë, ndërsa mbante edhe syze dielli.

Genta Ismajli po shijon lidhjen me turkun Huseyin Usta, ndërsa nuk janë të pakta fotografitë që i ndan vazhdimisht pranë tij.

Sa i përket projekteve muzikore, artistja ka kohë që ka paralajmëruar një këngë të re, por ende nuk është publikuar.

Image