Solidarizimi i shqiptarëve me amerikanët, Besi thotë se duhet të na shqetësojë rasti i përdhunimit në Shqipëri

Solidarizimi i shqiptarëve me amerikanët, Besi thotë se duhet të na shqetësojë rasti i përdhunimit në Shqipëri

Showbiz June 03, 2020 - 09:42

Bes Kallaku ka reaguar lidhur me ngjarjen e fundit në Shqipëri.

Rasti i përdhunimit të një vajze të mitur në Shqipëri nga roja i shkollës, ka nxitur debat në publik, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale është bërë thirrje për të marshuar kundër dukurisë së tillë më 4 qershor në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Por, shumë prej emrave të njohur të vendit ditët e fundit janë solidarizuar me protestuesit në Amerikë, duke harruar hallet që preokupojnë shqiptarët.

Aktori Bes Kallaku, me anë të një postimi ka reaguar duke thënë se duhet të na shqetëson kjo dukuri dhe jo ajo çfarë po ndodhë në Amerikë.

“Me cfar duhet te merremi ne fakt, por na shqeteson me shum cfare ndodh ne Amerike! O Zot cfar denimi duhet te jepet!”, ka shkruar ai.

Image