Të famshmit shqiptarë përkrahin protestën kundër abuzimeve seksuale

Të famshmit shqiptarë përkrahin protestën kundër abuzimeve seksuale

Showbiz June 03, 2020 - 21:24

Rasti i abuzimit të një të miture 15-vjeçare në Tiranë nxiti reagimin e ashpër të qytetarëve, të cilët reaguan nëpër rrjete sociale duke dënuar rëndë pasigurinë e fëmijëve ndaj predatorëve seksual sidomos në vende si shkolla.

Nisur nga skandali i fundit që u bë publik, qytetarë, personazhe publike, organizata të shoqërisë civile dhe jo vetëm, do të marshojnë ditën e enjte në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 16:00.

Të famshëm si Era Istrefi, Argjentina Ramosaj, Enca, Tayna, Sara Hoxha, Elita Rudi, Albërie Hadërgjonaj, Zaimina Vasjari e shumë të tjerë ndanë në llogaritë e tyre në Instagram detaje të protestës së iniciuar nga Pink Movement.

Shumë artistë ngritën zërin e tyre për të dënuar rëndë abuzimin dhe pedofilinë.