Tayna reagon pas ngatërresës që bëri “DailyMail” duke publikuar fotografitë e saj

Tayna reagon pas ngatërresës që bëri “DailyMail” duke publikuar fotografitë e saj

Showbiz June 04, 2020 - 17:42

Rep-artistja Tayna aksidentalisht dje përfundoi në një tabloidet më të mëdha britanike.

E përditshmja DailyMail e ngatërroi atë me miken e ngushtë të reperit Tyga, e cila gjithashtu quhet Tayna.

Mediumi britanik po raportonte për prezencën e reperit me famë botërore në protestën paqësore të zhvilluar në Hollywood, për luftën kundër racizmit.

Ai ishte i shoqëruar nga shoqja e tij Tayna, teksa DailyMail gabimisht vendosi disa fotografi të reperes shqiptare Doruntina Shala (Tayna) në artikullin e tyre.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe vet reperja 23-vjeçare, e cila aktualisht ndodhet në Holandë. 

Image

Ajo publikoi në InstaStory një fotografi nga “Dam Square” në Amsterdam, duke shkruar me shaka në mbishkrimin e saj: “N’LA, Zvicër a n’Amsterdam? Unë jam gjithkund”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

The bakllava you need

A post shared by Tayna (@tayna) on

Mesa duket edhe vet rep-artistja me prejardhje nga Prizreni e ka marrë me sportivitet ngatërresën që DailyMail ka bërë