“Ova” shpreson ta vizitojë Kosovën

“Ova” shpreson ta vizitojë Kosovën

Showbiz June 05, 2020 - 23:33

Filmi turk “7 Kogustaki Mucize” që në shqip do të thotë  ‘Mrekullia në qelinë numër 7’, muajt e fundit është komentuar shum nga publiku shqiptar, pasi që reagimet e tyre po i bëjnë publike në rrjetet sociale.

Ajo që rrëmbeu vëmendjen e madhe ishte aktorja Nisa Sofiya Aksongur, me rolin e “Ovës”. 9 vjeçarja e cila tashmë numëron mbi 700 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, së fundmi në InstaStory ka pranuar disa pyetje e në mesin e tyre ishin disa në lidhje me Kosovën.

Njëra prej tyre ishte se kur ajo do të vijë në Kosovë, në këtë pyetje aktorja shkroi  “InshAllah”.

Image

Gjithashtu aktorja pranoi edhe një pyetje për dy emrat e njohur të skenës shqiptare, Tunën dhe Yll Limanin, për të cilët ka treguar se është dëgjuese e rregullt e tyre. “Çfarë mendon për Tunën dhe Yll Limanin”, ajo është përgjigjur “Unë i dua ata”.

Image