Rita Ora zotohet në mbështetjen e organizatave që luftojnë racizmin

Rita Ora zotohet në mbështetjen e organizatave që luftojnë racizmin

Showbiz June 06, 2020 - 12:50

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka qenë gjithmonë në përkrahje të të drejtave të njeriut.

Aq më tepër ajo tregohet e gatshme të mbështesë organizatat që mbrojnë këto të drejta, tani pas rastin të paprecedentë të vrasjes së George Floyd.

Ajo publikoi në rrjetin social Instagram një imazh ku shkruhej “Artistët për jetën e personave me ngjyrë” – imazh ky të cilin po e shpërndajnë artistët nga mbarë bota.

Image

Në përshkrimin e këtij postimi, 29-vjeçarja u zotua se do të bëjë të pamundurën për promovimin e kampanjave dhe organizatave që merren me të drejtat e njerëzve nga komunitete të ndryshme. 

“Çdo ditë të javës tjetër do të ndaj një organizatë të ndryshme që ka nevojë për ndihmën tuaj dhe do t’i bëj ato të spikatura në faqen time. Unë zotohem të dhuroj dhe të forcoj shikueshmërinë e tyre dhe po ju kërkoj të bashkoheni me mua. Sot po vë në vëmendje organizatën ‘Campaign Zero’, një burim i rëndësishëm që punon për t’i dhënë fund dhunës policore”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.

Rita përndryshe është duke punuar rreth albumit të saj të tretë, i cili ende nuk ka një datë të saktë publikimi.