Arrihet marrëveshje për kompensimin e viktimave të Harvey Weinsteinit

Arrihet marrëveshje për kompensimin e viktimave të Harvey Weinsteinit

Showbiz July 01, 2020 - 11:37

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të New Yorkut tha të martën se është arritur marrëveshja për të zgjidhur dy padi për sjellje të keqe seksuale në emër të disa grave kundër Harvey Weinsteinit për gati 19 milionë dollarë, shkruan The Guardian.

Por avokatët që përfaqësojnë gjashtë gratë që kanë bërë akuza kundër ish-producentit të burgosur të filmave, e quajtën marrëveshjen e propozuar një “shitje” që nuk e obligonte Weinsteinin, 68-vjeç, të pranonte përgjegjësinë ose të paguante personalisht para.

Marrëveshja, e cila ende duhet të miratohet nga një gjykatës federal dhe një gjykatë falimentimi, do të zgjidhë një proces gjyqësor të hapur kundër Weinsteinit në vitin 2018, kundër kompanisë së tij dhe vëllait të tij, nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të New Yorkut, transmeton Zeri.info.

Ajo gjithashtu do të zgjidhte një padi tjetër grupore, të ngritur në emër të grave që akuzuan Weinsteinin për ngacmim seksual ose sulm, tha Prokurorja e Përgjithshëm i New Yorkut, Letitia James.

“Pas gjithë ngacmimeve, kërcënimeve dhe diskriminimeve, të mbijetuarat më në fund po marrin një fije të drejtësisë”, tha ajo në Twitter.