Dj Zaab, i pari në Kosovë, vjen në “Rave” këtë të shtunë

Dj Zaab, i pari në Kosovë, vjen në “Rave” këtë të shtunë

Showbiz July 01, 2020 - 14:29

Bujar Zabergja, i njohur me emrin Dj Zaab, i lindur më 13.01.1972, në Prishtinë, është një ndër DJ e parë në Kosovë në muzikën elektronike.

Karriera e tij ka filluar që në vitet e fundit të ’80-ta si adhurues i muzikës acid Mouse. Ai jetën e ka vazhduar në Holandë, ku edhe ka rastisur të takojë DJ të ndryshëm, ku mori motiv dhe eksperiencë, pastaj vazhdoi ta ndjekë ëndrrën e tij që të bëjë muzikë.

Pas përfundimit të luftës me kthimin në Kosovë ka vazhduar të performojë në klube të ndryshme.

DJ Zaab njihet si DJ më i përgatitur teknikisht jo në Kosovë, por edhe në rajon.

Plot 20 vjet aktiv, stili i muzikës që e performon është kryesisht elektronik.

Mos mungoni të shikoni dhe të dëgjoni një performancë unike nga Dj Zaab.