Robbie Williams është kërcënuar me heqje koke në Haiti

Robbie Williams është kërcënuar me heqje koke në Haiti

Showbiz July 03, 2020 - 16:42

Robbie Williams tregoi se ai së bashku me gruan e tij Ayhda Field ishin kërcënuar me heqje koke, derisa po bënin punë vullnetare në Haiti, sipas “NME”.

Këngëtari vizitoi shtetin e Karaibeve me UNICEF-in në vitin 2010 pas tërmetit që ndodhi atje dhe la të vdekur mbi 250.000 persona dhe 1.5 milion të pastrehë, transmeton Zeri.info.

Duke përkujtuar incidentin e frikshëm për “Postcad'in Edge”, Williams tha: “Në Haiti më kërcënuan se do të ma heqin kokën, derisa ne ishim atje për të ndihmuar. Ishte e pabesueshme dhe shumë e frikshme”, ka thënë Williams, transmeton Zeri.info.

Në muajin maj, Williams u bashkua me shokët e tij të vjetër të bendit “Take That”, Gary Barlow, Mark Owen dhe Howard Donald, për një shfaqje bamirësie virtuale gjatë masave izoluese të pandemisë.