Capital T publikon këngën “Money”

Capital T publikon këngën “Money”

Showbiz July 04, 2020 - 18:30

Rep-artisti i njohur shqiptar, Trim Ademi, i njohur ndryshe si Capital T sapo ka publikuar një pjesë të projektit të tij.

“Skulpturë” titullohet albumi, prej të cilit deri më tani ka lansuar disa këngë, përfshirë këtu edhe bashkëpunime.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Capital T ka bërë të ditur se ka publikuar edhe një projekt tjetër.

Kënga ka ardhur si bashkëpunim me Jay 1, e cila titullohet “Money.

Deri më tani, bashkëpunimi është publikuar në pothuajse të gjitha platformat digjitale, ndërsa po pëlqehet në masë të madhe.

Ndërkaq, “DMP” mbetet hiti i tij i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Ledri Vula.