Kanye West deklraohet se do të kandidojë për president të SHBA-së

Kanye West deklraohet se do të kandidojë për president të SHBA-së

Showbiz July 06, 2020 - 09:02

Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po bëhet edhe më e nxehtë!

Kjo pasi reperi i famshëm Kanye West ka deklaruar edhe njëherë në rrjete sociale kandidaturën për president të ardhshëm të SHBA-së.

Në një reagim të tij në twitter ai tregon vendimin e tij se do t’i rreket garës për t’u bërë president i ardhshëm.

”Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë”,  shkroi ai.

”Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shprehet West.

 

 

Kjo cicërimë e Kanye-s u shoqërua me hashtagun #2020VISION, por duke qenë se zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së mbahen më 3 nëntor, shpallja e kandidaturës katër muaj para është e paqartë nëse është shaka apo Kanye e ka seriozisht.

Gjithashtu afati zyrtar për të shpallur kandidaturën e pavarur ka përfunduar në disa shtete.

Kanye West është i martuar me bukuroshen Kim Kardashian dhe gëzojnë katër fëmijë bashkë.

Por kjo nuk është hera e parë që reperi flet për dëshirën e tij për t’u bërë president i SHBA-së.

Më 2018-ën, shkroi ”2024” në twitter, reagim ky që u interpretua si një sinjal që ai do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024./ge